Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit E. Ç., 40 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, shërbimet policore kanë gjetur një sasi të vogël kokaine dhe një mjet prerës (biçak). Të dy sendet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.