Policia e Durrësit ka referuar në Prokurori disa raste të ndryshme penale, ku janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetas për vepra të ndryshme, nga aksidenti në punë te dhuna në familje dhe bastet sportive.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. Z., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka dëmtuar me mjetin e punës (piru) që drejtonte, punonjësin në të njëjtin subjekt, shtetasin B. R., i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën;
-E. M., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes që ka shtetasja;
-Sh. R., 73 vjeç, A. R., 43 vjeç dhe A. R., 39 vjeç (babë e bij), të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së 43-vjeçarit;
-K. K., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular. Celulari u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.