Policia e Durrësit ka referuar në Prokurori disa raste të veprave penale të ndryshme, të konstatuara gjatë kontrolleve të fundit.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi është kallëzuar nga një 37-vjeçar se e ka kanosur për motive të dobëta. Po ashtu, është proceduar A. P., 43 vjeç, banues në Durrës, për ndërtim të paligjshëm.
Gjithashtu, për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, u proceduan shtetasit B. S., 57 vjeç, H. M., 58 vjeç dhe Q. Z., të gjithë banues në Durrës, pasi në lokalin në pronësi të 57-vjeçarit, në lagjen nr. 17, u kapën duke vënë baste sportive me celularë.
Përveç këtyre rasteve, policia ka referuar në Prokurori edhe materialet për dy 15-vjeçarë, të cilët janë konfliktuar me një 18-vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Ndërkohë, për ndërtim pa leje është proceduar edhe shtetasja N. D., banuese në Shijak.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





