Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. Gj., 34 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur një 40-vjeçar.
Ndërkohë, Policia bën me dije se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore shtetasja S. B., e cila ishte raportuar si e larguar nga banesa më 8 nëntor, dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Gj., 34 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 40-vjeçar.
Në vijim të informacionit të dhënë rreth largimit nga banesa, më datë 08.11.2025, të shtetases S. B., informojmë se ajo u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme





