Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy persona për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi me iniciale E.M., 18-vjeç është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët në mjetin e tij u gjet një pistoletë sportive.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 46-vjeçar, banues në lagjen nr.13 në Durrës, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet një pistoletë sportive.
…..
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Mosbërja e shënimeve të detyrueshme”, shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





