Dy aksidente rrugore me protagonistë dy banorë të Durrësit janë regjistruar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës dhe në rrugën nacionale, në afërsi të qytetit të Korçës.
Sipas policisë, në aksidentin e parë, “shtetasi Sh.M, vjeç 49, banues në Durrës, rreth orës 13:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Shenavlash, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e ka rënë në kanal, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit A.C dhe A.S, vjeç 56 e 27, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
Ndërkohë në aksidentin e dytë, 25-vjeçari nga Durrësi, B.B, rreth orës 18:30, në rrugën nacionale, në fshatin Dvoran, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, të drejtuar nga shtetasi S.M, vjeç 38, banues në Francë, për pasojë është dëmtuar shtetasi B.B, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Të dy durrsakët kanë kaluar për ndjekje penale në Prokurori, të akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





