DURRËS, 9 janar 2015 –  Të premten, më 9 janar 2015, në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve të “parlamentit”, kryetari i këshillit të bashkisë Alban Ramohitaj dhe administrata e qytetit nr. 2 të Shqipërisë, organizuan një takim me grupe interesi për diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2015. Merrnin pjesë përfaqësues të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, biznesit, shoqërisë civile, komunitetit si dhe intelektualë të njohur.

Pati diskutime, sugjerime, vërejtje dhe për çështje të veçanta sqaruan përfaqësues të administratës vendore.

Për realizimin e këtij buxheti janë organizuar takime me komunitetin, të shtrira në të gjithë qytetin. Këndvështrimi qytetar i shprehur në formën e opinioneve apo perceptimeve për vitin 2015 apo nëpërmjet të gjithë formave apo mekanizmave të tjerë të thithjes së këtij mendimi orientuan në hartimin e këtij projektbuxheti për vitin 2015. Pas kësaj faze do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak të qytetit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/