DURRËS, 23 shkurt 2015 – Ndërmarrja publike “Ujësjellës-Kanalizime Durrës” (UKD) sha ka vënë në dispozicion nga të ardhurat e veta 6,8 milionë lekë për studim projektimi ujësjellësish në komunat Katund i Ri, Rrashbull, Ishëm dhe bashkia Sukth.
Në komunën e Rrashbullit do të ketë rehabilitim të linjave në zonën pranë Mullirit të Bullgarit; furnizim me ujë në zonat pranë depove nr. 3 dhe 4, rezervuari Arapaj; Shkëmbi i Kavajës-Përroi i Agait, ish-Ferma Xhafzotaj; Lagja Mirditore.
Në komunën e Katundit të Ri do të furnizohen me ujë fshatrat Qerret, Rinia, Jubë, Fllakë, Katundi i Ri dhe rehabilitim i linjave të ujësjellësit, zona Manëz.
Në komunën e Ishmit do të bëhet rikonstruksion i ujësjellësit të fshatrave Draç, Shetaj dhe në Bashkinë e Sukthit rikonstruksion i ujësjellësit sektori Qendër. Afati kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi do të jetë data 27 shkurt 2015.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





