Në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" është organizuar promovimi i librit poetik të aktorit Edmond Agolli "Psherëtin një fije bari". Sipas kolegëve të tij, këto poezi janë përfaqësuar në një impresionizëm poetik të hedhura në letër ndër vite.
Në këto poezi shfaqen natyrshëm sipas poetit Agim Bajrami, vlerat njerëzore të autorit, si dhe qëndrimet ndaj kohës që jetojmë. "Poezia e Agollit është e veçantë, sepse më shume i ngjan autorit se sa shkollave poetike me të cilat operon poezia shqiptare sot," tha poeti Agim Bajrami.
Shumë kolegë të hershëm të Agollit, sollën përmes recitimeve pjesë të zgjedhura nga poezitë e vëllimit “Psherëtin një fije bari”.
Të gjithë të pranishmit vlerësuan nivelin cilësor të poezive, të cilat përfqësojnë një përvojë të gjërë e shumë planëshe jetësore të autorit, kulturën e thellë që ka shprehur nëpërmjet tyre si dhe talentin e veçantë artistik të njohur tashmë në Durrës qoftë nëpërmjet skenës ashtu dhe të librave të botuara. Në këtë takim u promovua edhe libri tjetër i Agollit, komedia "Pas fejesës".
K.H.