Nisja e rindërtimit të pallatit nr.21 në lagjen nr.7 të Durrësit ka shqetësuar familjet që deri më 26 nëntor 2019 banonin aty.

Përmes një proteste që kanë zhvilluar sot para bashkisë Durrës, banorët kanë ngritur shqetësimin përsa i përket themeleve që po bëhen nga firma ndërtuese, e cila po realizon punimet.

Sipas banorëve, kompania ka zbuluar themelet e vjetra të pallatit dhe ndërtimin e ri po e bën pikërisht mbi to, pa hapur themele të reja.

Banorët kërkuan të takohen sot me kryebashkiaken Emiriana Sako, por takimi nuk u realizua, sepse kryetarja e bashkisë nuk ndodhej aty.  

Në projektin e pallatit nr. 21 parashikohet që godina e re të pritet të ndërtohet me 6 kate, nga 5 kate që ishte para lëkundjes së frikshme sizmike.