·Përzgjidhen materialet e përdorura duke veçuar ato elemente, që mund të kenë qenë pjesë e amfiteatrit apo zonës arkeologjike përreth
DURRËS, 8 qershor 2015 – Po vazhdon procesi i prishjes së objekteve në arenën e amfiteatrit, në kuadër të projektit” Për rehabilitimin e hapësirës së amfiteatrit”. Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare (DRKK) Durrës, bën të ditur se po realizon një punë të kujdesshme për prishjen me dorë të këtyre objekteve, duke përzgjedhur materialet e përdorura në këto banesa. Kjo bëhet për të mundësuar veçimin e atyre elementeve, që mund të kenë qenë pjesë e amfiteatrit apo zonës arkeologjike përreth dhe që janë ripërdorur më pas.
/red. kult. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/