Policia e Durrësit ka referuar në prokurori materialet për procedimin në gjendje të lirë për D.M., 61 vjeç., sepse si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rrëshqitur nga shkallët e një banese ku po punonte, shtetasi N. K.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në Durrës, administrator i një firme ndërtimi, pasi si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rrëshqitur nga shkallët e një banese ku po punonte, shtetasi N. K., 63 vjeç, banues në Durrës. 63-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve, ndodhet në spital dhe po merr shërbimin mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.