Punonjësit e DRKK Durrës janë angazhuar këto ditë në pastrimin e amfiteatrit të Durrësit nga vegjetacioni. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ka postuar një sërë fotosh, që tregojnë punën e bërë në terren për të kthyer amfiteatrin në gjendjen optimale për turistët që presin ta vizitojnë gjatë stinës së pranverës, verës dhe vjeshtës.

Postimi i DRKK Durrës:

Në punën tonë për kujdesin dhe mirëmbajtjen e monumenteve nuk mund të mos ketë përparësi gjithmonë Amfiteatri i Durrësit, lulja më e çmuar në kurorën e monumenteve të këtij qyteti të lashtë! Punonjësit e DRKK Durrës janë në cdo stinë te vëmendshëm dhe të pranishëm në Amfiteatrin e Durrësit. Por sfidat e vegjetacionit që sulmon në pranverë bëjnë që forcat e punës mirëmbajtëse të shtohen ndjeshëm në këtë periudhë.

Ja dhe disa foto krahasuese që tregojnë rezultatet e punës së punonjësve të DRKK Durrës për të mbajtur të pastër Amfiteatrin, gjatë ditëve të fundit: