Ky fillim shtatori ka shënuar një numër të konsiderueshëm pushuesish në plazhin më të madh të vendit, në Durrës.

Dy duket se janë arsyet pse pushuesit kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës në këtë fillim vjeshte; ulja e çmimeve në mënyrë drastike për shërbimin hotelier dhe në restorante.

Pushuesit thonë se shtatori ka nisur i ngrohtë, me temperatura shumë optimale për të pushuar dhe kushtet në plazh janë të mira.

“Ka qetësi, janë larguar shumë pushues, temperaturat janë të larta, çmimet në banesa dhe hotele kanë rënë, me pak lekë bën pushime shumë të mira” thonë ata.

Aktualisht, në hotole një dhomë shkon deri në 25 euro, banesat 10 euro nata, ndërsa çmimet në restorante janë më të lira. Një familje me 6 antarë shpenzon 30 deri në 40 euro në ditë maksimumi për të gjtha aktivitet ditore duke përfshirë këtu pagesën për shezlonin, kafet, ushqimin në restorant etj.

Ndjekim intervistat:

K.H.