7 shtator 2015 – Bosi i ndërtimeve turistike (në foto poshtë) Dod Doçi ka fituar ankandin e Pyjores së Durrësit për marrjen në përdorim të 8 ha në Shën Pjetër të Ishmit.
Drejtoria rajonale e shërbimit pyjor Durrës ka njoftuar, të hënën, më 7 shtator 2015, se ka shpallur fituese shoqërinë “Lura shpk”, me administrator Dod Doçi, në ankandin e 27 gushtit 2015 për dhënien në përdorim të sipërfaqes së fondit pyjor 7, 9887 ha (79 887 metra katror). Bëhet fjalë për ngastrat pyjore 67 abd dhe 68 abd në objektin Shën Pjetër të Gjirit të Lalëzit, ekonomia pyjore Rrotull. “Lura” do të paguajë 577 724 lekë (4 mijë euro) në vit. Sipas Pyjores, nga 3 pjesëmarrësit, u skualifikua një operator ekonomik, me arsyetimin se i mungonte niveli i punësimit në veprimtari dhe se garancia financiare nuk ishte e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në plan-biznes.
/th. m. portali “DurresLajm”/