Të shtënat me armë zjarri gjatë ditës së premte në fshatin Shkallë, Durrës kanë alarmuar banorët e zonës.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja plumbash.

Sipas policisë, të shtënat me armë zjarri kanë qenë në ajër. Nuk dihet paraprakisht nëse autori/ët kanë pasur ndonjë objektiv.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që ka marrë dëshmitë e banorëve të zonës që mund të ndihmojnë për të hedhur dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.