DURRES, 18 qershor 2013– Një oficer policie në Kavajë është plagosur me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20.30 minuta të mbremjes të së martës, ku Rigels Islami, me detyrë oficer i policisë së Kavajës  është goditur me thikë nga një person tjerër në krahë, duke marrë dëmtime të lehta.

I dëmtuari ka mbërritur vetë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia bën me dije se oficeri i policisë nuk ka dhënë detaje për uniformat blu mbi plagosjen, vendin e ngjarjes apo edhe personat e dyshuar.

Policia e Durrësit deklaron se po punohet intesivisht për zbardhjen e rastit në fjalë, ndërkohë që mësohet se Islami nuk ka qenë në shërbim në momentin që ka ndodhur ngjarja.

(VIJON…)

/e.a. Agjencia e lajmeve Dyrrah"/