Durrës, 15 korrik 2014 – Vetëm një ditë më pas ka arritur policia e Durrësit të prangosë 27 vjeçarin Andi Kokomani, i cili mbrëmjen e së dielës ka qëlluar me breshëri në ajër me automatik në bregdetin e Sektorit “Rinia”.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës për të shtënat dhe është drejtuar menjëherë për në vendngjarje. Megjithëse policët kanë tentuar ta ndalojnë 27 vjeçarin durrsak ai është larguar me shpejtësi, duke braktisur në vendngjarje automatikun model 56, së bashku me krehërin pa fishekë. 

Për më shumë se 16 orë ai ka mundur t'u shpëtojë efektivëve të rendit. Vetëm mesditën e së hënës, policia arriti të prangoste 27 vjeçarin që akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë të rendit”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/