DURRES, 27 shkurt 2013– Policia e Durrësit mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 22.00 bëri të mundur arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” i shtetasit   Erjon  Tafa, 19 vjec, banues në Durrës.

Ky shtetas, rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, pas një konflikti  për motive të dobëta në lagjen Nr. 14 Shkozet, ka tentuar të vrasë duke e goditur disa herë me thikë në trup  20-vjecarin me iniciale  F.A., banor i fshatit Arapaj, i cili me marrjen e ndihmës mjekësore ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën në Spital.