DURRËS, 9 maj 2013– Ditën e djeshme më datë 08.05.2013 filloi proçedimi penal në mungesë dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sidi Avrami, 26 vjeç, banues në Kuçovë.
Sipas policisë së Durrësit, ky shtetas dyshohet se ditën e martë me datë 07.05.2013, rreth orës 23.30, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë në bark shtetasin S.P., 17 vjeç, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr 1 Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
Mbi 27 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale ”Plagosje e rëndë me dashje”.





