DURRËS, 6 qershor 2014 – Edhe në Durrës një qendër kimioterapie, këtë e fakt bën publik nr. 2 i Ministrisë së Shëndetësisë, znj. Milvë Ekonomi.
Sëmundjet tumorale janë kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin publik edhe në vendin tonë, ku çdo vit marrin 7000-8000 mijë jetë njerëz.
Ky është rezultati i bërë i ditur në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave për sfidat e shëndetësisë në luftë me këtë sëmundje.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Milvë Ekonomi, e pranishme në konferencë (në foto, e para majtas), ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia për hapjen e qendrave të kimioterapisë në dy qytete, Shkodër dhe Durrës.
“Ne po mendojmë që është e rëndësishme të kemi disa pole të reja të kurimit të sëmundjes dhe të mos jetë vetëm Tirana por të kemi një pol pak më të shpërndarë, një pjesë të shkojë drejt Durrësit, dhe një pjesë drejt Shkodrës”, tha znj. Ekonomi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





