· Rehabilitimi i hapësirës së amfiteatrit Durrës
· Punime mekanike dhe elektrike në selinë e ish-drejtorisë së sigurimit të shtetit komunist “Muzeu i Gjethit” në Tiranë
17 shtator 2015 – Qeveria zgjidh vazhdimisht “qesen” për Durrësin në monumentet e së kaluarës që nga antikiteti deri në ditët e fundit të diktaturës komuniste; kjo për faktin se Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës (DRKK), mbulon edhe kryeqytetin, Elbasanin dhe Fierin.
Para pak kohësh u dha një fond shtesë prej 4 milionë lekë (28 mijë euro) për rehabilitimin e hapësirës së amfiteatrit Durrës, investim që duhet realizuar brenda 60 ditëve. Po kështu DRKK Durrës ka marrë një fond nga buxheti i shtetit prej 14 437 443 lekë (103 mijë euro). Kjo shumë e konsiderueshme do të përdoret për punime mekanike dhe elektrike në selinë e ish-drejtorisë së sigurimit të shtetit komunist “Muzeu i Gjethit” në Tiranë. Punimet duhet të realizohen brenda 90 ditëve; hapja e ofertave do të bëhet më 2 tetor 2015.
/th. m. DurresLajm/