Në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, radha e qytetarëve nuk është shmangur dot as sot. Qytetarët janë dyndur para dhomave të mjekëve për të marrë shërbim apo për të kryer analizat për sëmundjet kronike, megjithëse numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 10, dhe një paciente e prekur është një e moshuar nga qyteti bregdetar.
Pa maska mbrojtëse, pacientët mund të bëhen shkak për shpërndarje të koronavirusit.
Madje shumë prej tyre janë të pakujdesshëm edhe në mbajtjen e masave mbrojtëse, ndërkohë që grumbullohen në grupe të vogla duke përbërë bërë rrezik edhe për personelin mjekësor.
Ata shprehen për DurrësLajm se janë të detyruar të paraqiten këtu, pasi duhet të marrin përgjigjet e analizave apo të vizitohen nga mjekët specialistë.





