Vazhdon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake nqë qarkun e Durrësit.

Policia bën me dije se në nivel qarku, gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehera , 525 fishekë dhe 2 granata dore,  konkretisht:

Në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri, 8 krehera, 525 fishekë dhe 2 granata dore, ndërsa në Komisariatin e Policisë Shijak  është dorëzuar një armë zjarri.