Ndërhyrja e bashkisë për lirimin e hapësirave publike në lagjet e ndryshme të qytetit të Durrësit u mirëprit fillimisht nga qytetarët, të cilët shpresuan se problematikat e përditshme që lidheshin pikërisht me zënien e hapësirave do të merrnin zgjidhje.
Por ndërhyrjet duket se nuk kanë qenë aq efektive sa qytetarët prisnin.
Një banor i lagjes nr.4 ka ngritur pranë redaksisë së “DurrësLajm” një problematikë, që siç thotë edhe vetë është krijuar pas ndërhyrjes për lirimin e hapësirave publike.

Për shkak të mungesës së vendeve të parkimit, drejtuesit e automjeteve kanë nisur t’i parkojnë ato mbi trotuar duke detyruar kalimtarët të ecin në asfalt. Madje shpesh bllokojnë edhe rrugën e kalimit për mjete të tjera, që do të përshkojnë këtë aks.

“Pershendetje shikoni se cfar behet ne lagjen ku un banoj ne durres lgj4 vendosen makinat ne kete menyr kjo pun esht e perditshme dua te coj fmin per vizit dhe nuk mundem te kaloj me makinen se nuk me zen rruga.
Para se te nderhynte bashkia dhe ti hiqte kunjat te cilat ruanin trotuarin per kembesoret dhe njerezit me aftesi te kufizuar nuk ishte kjo gjendje njerezit kalonin te lir mir qe i hoqen po cfar zgjidhen kete gjendje qe eshte krijuar sot ku skemi ku te kalojm?
Anonim ju lutem Faleminderit”,- shkruan qytetari.






