Ndërsa një oficer e prokuror akuzohen se i morën 18 mijë euro, një qytetari, për një çështje gjyqësore, në Shqipëri absurditet dhe kontrastet janë nga më të fortat. Gjatë kësaj mesjave një qytetar kërkon që shteti t'i rimbursojë rreth 100 mijë lekë të vjetra që ka shpenzuar për blerjen e librave të dy fëmijëve në shkollën 9- vjeçare.
Allaman Cami prind i tre fëmijëve, banori i lagjes numër 14 në Shkozet të Durrësit iu drejtua, portalit "Durrës Lajm" për të bërë një ankesë që e kanë të gjithë të varfërit e qytetit.
Familja Allamani ka dy vajza në shkollën nëntë vjeçare "Hasan Koçi" në Shkozet. Pas blerjes së librave shkollorë si familje pa asnjë të ardhur, kërkoi nga shkolla që të rimbursohen nga shteti për librat e fëmijëve. Me dokumentet në dorë, ku të dy bashkëshortët rezultojnë punëkërkues në zyën e Punës, pa asnjë të ardhur tjetër , 50- vjeçari kërkoi rimburimin e librave pas vendimit të Ministrisë së Arsimit se të gjithë familjet në nevojë do t'i marrin librat falas. Por në shkollë nuk kanë marrë përgjjgje pozitive, në drejtorinë Arsimore nuk i ka pritur njeri veç rojes dhe për këtë qëllim iu drejtua për ndihmë "Durrës Lajm".
Gjatë sezonit të verës 50- vjeçari shet në treg me një biçikletë dhe një arkë sende të vogla ambulante, si cigare apo filtra për duhanin e hapur.
K.H.





