Dëmtimi i infrastrukturës rrugore është kthyer në shqetësim për banorët e lagjes nr.10, sidomos komunitetin që banon pranë shkollës 9-vjeçare “Hajdar Dushi”.
Një banore ka sjellë në redaksinë e “DurrësLajm” foto që dëshmojnë dëmtimin e grilës së kanalit të kullimit, e për pasojë një pjesë e kanalit është e zbuluar.
Sipas banores, kjo gropë përbën problem serioz edhe për këmbësorët, edhe për drejtuesit e mjeteve, por sidomos për fëmijët e shkollës 9-vjeçare që kalojnë aty.

Ajo apelon që autoritetet të ndërhyjnë, përpara se ndonjë fëmijë të bjerë në të.
“Pershendetje. Si nje banore e lagjes 10 ne Durres dua te shpreh nje shqetesim qe prej kohesh esht ber problem per makinat dhe kembesoret sidomos femijet qe shkojn ne shkollen “Hajdar Dushi” Kjo grop ka me shum se dy jav qe esht e hapur dhe nuk rregullohet. Nuk ka makin qe nuk ngec aty sdim ku te ankohemi. Shpresojm mos te bi ndonje femij se gropa ndodhet shum pran shkolles”.






