DURRËS, 23 qershor 2015 –  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës, njofton se Mozaiku i Tiranes, i vetmi monument i kryeqytetit, që përfaqëson trashëgimi arkeologjike, mirëmbahet dhe përkujdeset nga sektori i Tiranës i DRKK-së Durrës. Puna mirëmbajtëse e ditëve të fundit është pjesë e një procesi sistematik të zhvilluar, gjatë gjithë kohës, në të gjitha stinët, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Në sfidën e përditshme u kryen pastrime dhe mirëmbajtje në Kalanë e Tiranës. Monumenti ndodhet në qendër të Tiranës, në rrugën pedonale dhe paraqet një interes të madh për turistët dhe vizitorët, si nga vendndodhja, ashtu edhe nga rëndësia historike për qytetin. Këto pastrime u kryen nga ana e punonjësve të sektorit të Tiranës.

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/