TIRANË, 18 nëntor 2013 – Toka e paqëndrueshme në kodrat e Porto Romanos mund të shkaktojë dhe rrëzim avionësh, pasi këtu ndodhet dhe një radar për trafikun ajror në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”. Kompania shtetërore ANTA (Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror) sha njofton se më 4 dhjetor 2013 do të organizojë një tender për punime civile, që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e zonës rrëshqitëse pranë antenës së radarit në Porto Romano Durrës. Është një vlerë e konsiderueshme limit që u bën punë firmave prej  67 262 247 lekësh (mbi 670 mijë USD) pa TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e Anta sha. Po kështu është instaluar radio link Back Up për transferimin e sinjaleve VHF dhe radar nga stacioni i Malit të Krujës në ANTA-n e RE, duke rritur nivelin e sigurisë.

Info

Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) sha është agjenci shtetërore që bën kontrollin e hapësirës ajrore në Shqipëri. Ofron shërbimet e kontrollit të trafikut ajror, survejimit, komunikimit, navigimit, informacionit aeronautik, meteorologjisë. Është anëtare e EUROCONTROL-it dhe Organizatës së Shërbimeve të Navigimit Ajror (CANSO).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/