·        Veriu i qytetit, “depozitë” votash për të fituar për pestën herë, tani superbashkinë bregdetare

·        Mundësi dhe për biznesin e ndërtimeve për të lehtësuar disi barrën e krizës së këtij sektori

DURRËS, 28 tetor 2014 – Rreth 2,3 milionë euro për 8 rrugë në lagjen nr. 18 të veriut të Durrësit, Kryeministri Edi Rama zgjidh “qesen” e thesarit qendror para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, pasi ish-Këneta konsiderohet “depozitë” votash për të fituar për të pestën herë, tani superbashkinë bregdetare.

Bashkia e Durrësit njofton se në tri ditë të nëntorit 2014 (datat 13,14, 17) do të zhvillojë 8 prokurime publike, me afat realizimi 60 ditësh, me vlerë të konsiderueshme, që janë mundësi dhe për biznesin e ndërtimeve për të lehtësuar disi barrën e krizës së këtij sektori.

Kështu, totali i investimeve me afat dymujor, jo nga të ardhurat e bashkisë, por nga buxheti i shtetit, në 8 rrugët e lagjes nr. 18, ish-Kënetë, arrin 317 628 000 lekë (rreth 2,3 milionë euro).

Tenderët e datës 13 nëntor 2014

Rikonstruksion i rrugës “Sulejman Pitarka”, fondi limit 31 452 000 lekë.

Rikonstruksion i rrugës “Juba”, fondi limit: 42 122 000 lekë.

Rikonstruksion i rrugës “Tasim Këlliçi”, fondi limit 41 818 000.

Tenderët e datës 14 nëntor 2014

Rikonstruksion i rrugës “Jezerca”, fondi limit 41 995 000 lekë.

Rikonstruksion i rrugës “Erë pranvere”, fondi limit 41 952 000 lekë.

Rikonstruksion i rrugës “Porto Romano”, fondi limit 41 818 000 lekë.

Tenderët e datës 17 nëntor 2014

Rikonstruksion i rrugës “Rinia Durrsake”, fondi limit 40 087 000 lekë.

Rikonstruksion i rrugës “Bajram Curri”, fondi limit 36 384 000 lekë.

/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/