Gjatë ndalesës së tij në Durrës, kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e së premtes investimin që po realizohet për ndërtimin e nënstacionit elektrik në Ishëm. Gjatë këtij inspektimi, Rama shoqërohej nga kreu i OSHEE-së, Ardian Çela, një nga kandidatët e përfolur për bashkinë e qytetit.
“Nënstacioni i ri i Ishmit, i pari investim që nga elektrifikimi, në funksion të banorëve po edhe të zhvillimit të turizmit bregdetar për disa dekada në vijim #eGjitheVemendjaPerJu”,– shkruan Rama në Facebook.





