DURRËS, 12 nëntor 2014 – Kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdon ndeshjen me futboll sportiv dhe politik nga Beogradi në Durrës.
Rreth orës 10 paradite, më 13 nëntor 2014, ish-basketbollisti Edi Rama, tani si Kryeministër, ka postuar në rrjetin social Face Book statusin:
“Kafe në Durrës me De Biazin & Çunat e Kombëtares, që sa u nisën për në Francë – u priftë e mbara nesër, një miqësore, ku ka shumë për të mësuar”.
Nuk përjashtohet fakti që në tribunën e stadiumit, ku do të zhvillohet miqësorja Francë-Shqipëri, të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili dënoi Shqipërinë pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd me Serbinë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





