Ka përfunduar pak minuta më parë vizita e Kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit. Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e bashkisë, ku kryeministri u prit nga kryetarja Emiriana Sako.


Burime pranë mbledhjes bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Durrësit, përfshirë drejtorin e Policisë Bashkiake Vasil Çopa, drejtorin e IMT-së Dorian Mema etj.
Të pranishëm ishin edhe deputetët që po mbyllin mandatin aktual, si dhe ata që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re, Ani Dyrmishi, Etleva Budini dhe Arkend Balla si dhe kandidatët në listën e hapur të Partisë Socialiste.

Vizita e Kryeministrit në Durrës duket se ndjek të njëjtin format si në Vlorë dhe Fier, ku qëllimi është rifreskimin e drejtuesve në varësi të bashkisë Durrës. Mësohet se Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve që janë aktualisht në varësi të bashkisë, ndërsa vendimi përfundimtar për largimin e tyre do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, bazuar në performancën e secilit prej tyre.