Durrës, 16 qershor 2014 – Kot nuk thotë populli, që I GJATI është shërbëtor i TË SHKURTRIT!

Kjo u provua më së miri, një ditë më parë, në Durrës. Siç duket mjaft qartë nga kjo foto, kryeministri Rama po i mban çadrën kryebashkiakut durrsak, Vangjush Dako, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 100 vjetorit të rënies së kolonelit hollandez Thomson.

Orari i mbajtjes së ceremonisë përkoi me një rrebesh të vërtetë shiu që përfshiu qytetin e Durrësit dhe që prishi jo pak atmosferën festive që autoritetet vendore dhe stafi i kryeministrit kishin përgatitur për kumtimin e rëndësishëm të Ramës, për ardhjen e Papa Françeskut në vendin tonë në muajin shtator.   

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/