Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Vasil Ziu” në Durrës ka reaguar pas akuzës së ngritur nga një prind se po u bëhet presion nxënësve të paguajnë 1000 lekë të reja në vit për të blerë bazë materiale dhe paguar rojen e shkollës.
Në reagimin e saj për DurrësLajm, drejtoresha Luljeta Turkeshi, e cila prej 8 vitesh drejton shkollën në fjalë, sqaron se vendimi për të dhënë në mënyrë vullnetare nga 1000 lekë të reja është marrë nga kryetarët e këshillit të prindërve të klasave.
Sipas saj, qëllimi ka qenë “për të krijuar kushte sa më të mira për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kushte sa më të mira për ambjentet ku zhvillohet mësimi”.
Drejtoresha Turkeshi nënvizon se “evidentimi i nevojave për shkollën është bërë sipas procedurave që kërkon udhëzimi nr 29 i vitit 2007, i cili është akoma në fuqi, me të cilin punojnë të gjitha shkollat”.
Shkolla “Vasil Ziu” renditet e dyta në kartën e performancës së shkollave për qytetin e Durrësit për tre vite radhazi.
Në shkollë mësojnë 534 nxënës, të cilët e zhvillojnë mësimin me dy turne. Shkolla ka gjithsej 9 ambiente mësimdhënëse ku zhvillojnë mësim 18 klasa, 9 klasa gjatë turnit të parë dhe 9 të tjera në turnin e dytë, ndaj shkolla "Vasil Ziu" nuk ka sallë të veçantë kompjuterash.

Reagimi i plotë i drejtoreshës Luljeta Turkeshi
Prindi qe ka bere lajmin ne Jeta eshte qejf, ka akuzuar pa baza, (mendoj qe nuk eshte prind i shkolles), pasi
1. nuk eshte ushtruar presion tek mesuesit per te kerkuar kontributin e prinderve, gje qe mund te verifikohet shume mire, nese pyesni mesuesit.
Kane qene vet kryetaret e keshillit te prinderve te klasave, te cilet jane njohur me pare, ne nje takim te organizuar me keshillat e prinderve te klasave nga drejtoria.
Ne kete takim eshte kerkuar mbeshtetje nga komuniteti, prinder biznesmene dhe zanatcinj, qe te kontribojne ne menyre vullnetare dhe profesionalisht, per te krijuar kushte sa me te mira per rritjen e cilesise ne mesimdhenie dhe kushte sa me te mira per ambjentet ku zhvillohet mesimi.
Evidentimi i nevojave per shkollen eshte bere sipas procedurave qe kerkon udhezimi nr 29 i vitit 2007, i cili eshte akoma ne fuqi, me te cilin punojne te gjitha shkollat.
Kontributi eshte vullnetar, jo me shume se 1000 leke te reja per familje dhe ky kontribut shkon per
1.lenden
2.klasen
3.shkollen
sic citohet ne kete udhezim.
Do te thote qe kerkesa drejtuar prinderve permban nevojat sipas pikave 1.2.3.
Nevojat per baze materiale ne fillim kerkohen nga departamentet lendore.
I. Magnetofone per zhvillimin normal dhe cilesor te mesimdhenies dhe i te nxenit, me kurrikulen e re me kompetenca, te lendeve:
1.Gjuhes se huaj
2.Gjuhes shqipe
3.Teater
4.Muzike ne te dy ciklet.
II.kerkesa per laptop dhe projektor vjen per shkak te
1.Mungeses se salles se mirfillte te informatikes (pasi numri i klasave eshte i kufizuar).
2.kompjuterat jane shume te amortizuar dhe nuk jane ne funksion ne lenden e informatikes.
Mesimi i lendes se informatikes zhvillohet neper klasa, keshtu qe u pa e arsyeshme qe nese do pajiseshim me laptop, do te jete mundesia e zhvillimit te mesimit te informatikes me grupe nxenesish ne klasat ku ato zhvillojne lendet e tjera.
3.Roja e shkolles ka vite qe paguhet nga kontributi i prinderve.
Kjo per arsye se nuk kemi roje te emeruar nga bashkia.
4.Jane rinovuar jane rinovuar te gjitha syprinat e bankave. Mirembahet oborri gjelberim e stola po me kontributin e prinderve.
Ne fillim te cdo viti shkollor i kerkohet bashkise per plotesimin e nevojave te shkolles
1.Shtese ambjenti
2.roja e shkolles
3.tavolina
4.karrike
5.lyerje te shkolles
6.mjete te edukimit fizik etj por nuk kam patur asnje mbeshtetje ne kete drejtim.
Cdo nevoje eshte plotesuar me kontributin e prinderve. Kete vit e theksoj se nuk eshtë kerkuar ky kontribut nga mesuesit e shkolles, por kane qene ver kryetaret e keshillit te prinderve te klasave qe i jane drejtuar prinderve te tjere.
Kontributi eshte vullnetar ……….sic eshte edhe ne kerkesen drejtuar prinderve.
Kerkesa drejtuar prinderve nuk eshte personale, por vendimi merret nga bordi i shkolles.





