Tjetër incident detar në Adriatik, 15 milje larg bregut të Durrësit. Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “”Moon child GB”” me flamur anglez janë përplasur rreth orës 02.30 të ditës së sotme, në det të hapur.
Në peshkarexhë ndodheshin 5 shtetas, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.
Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera e huaj.
Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të regjistruar një ditë më parë, mes peshkarexhës “Elton 1” dhe tragetit të linjës Durrës-Bari.







