29 korrik 2015 – Verën e nxehtë të këtij viti durrsakët nuk kanë ndierë praninë bezdisëse të mushkonjave. Burime zyrtare të drejtorisë rajonale të shëndetësisë i thanë “Dyrrah”-ut se deri më 29 korrik 2015, në harkun e dy muajve, është arritur një rekord në krahasim me vitet e kaluara: janë bërë 8 dezinfektime dhe dezinsektime kundër mushkonjave nga Përroi i Agait në Currila, ish-Kënetë, Rrushkull, kanali i Gjirit të Lalëzit në Fushë-Draç etj. Janë dezinfektuar gjithashtu të gjitha pusetat e ujërave të derdhura.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/