DURRËS, 24 prill 2015 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, të premten, më 24 prill, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, u kryen punime në linjën Shijak-Ndroq. Për pasojë mungoi energjia në firmat që furnizohen nga kjo linjë: “Italba” shpk në Romanat, “D&A shpk” dhe “Vëllezërit Maliqati”. Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 u stakua korrenti në nënstacionin e Shijakut, ku gjatë këtij intervali kohor nuk pati drita në firmat “Greku-Mermer” dhe “Alti oil shpk”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/