Mbrëmjen e djeshme, reshjet e shiut janë kthyer vrullshëm që qytetin e Durrësit dhe pasojat e tyre duken më së miri në Shëtitoren “Taulantia”, në zonën e Vollgës.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, një pjesë e shëtitores është kthyer në një “pishinë” të madhe, duke u bërë e pakalueshme për qytetarët.

Ndërkohë, nga ana tjetër dallgët e forta të detit dhe reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë nxjerrë në shëtitore edhe grumbuj me leshterikë, të cilat po pastrohen nga fadroma.