Durrës, 1 prill 2014 – Ditën e hënë, një shtetase 29 vjeçare, banuese në Durrës ka denoncuar në polici faktin se një i ri i ka grabitur me dhunë varësen e floririt nga qafa. Ngjarja është regjistruar mesditën e së shtunës në lagjen nr.17, në Durrës.

ShtetasjaA.Ll., gjatë denoncimit të saj në polici, ka deklaruar se po kthehej në shtëpi, kur është sulmuar nga i riu, i cili me forcë i ka shkulur varësen, që mbante në qafë, dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se grabitësi nuk ka qenë i maskuar.

Pas denoncimit të 29 vjeçares, policia nisi punën për identifikimin e autorit të grabitjes, bazuar edhe në të dhënat fizike të ofruara nga viktima e këtij sulmi. Sipas policies, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Regli Truci, 19 vjeç, banues ne Durrës, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/