Durrësit i rikthehet tradita e bukur e larjes së rrugëve me ujë nga autobotët e Ndërmarrjes Komunale. Kjo fillim jave shënoi edhe larjen e rrugëve e cila shërben në disa aspekte si: për largimin e pluhurit, heqjen e papastërtive e freskimin e rrugës në orët e para të mëngjesit.
Kjo është mirëpritur nga të gjithë banorët që e kanë përgëzuar nisjen e kësaj pune, që ka qenë traditë prej vitesh në qytetin bregdetar.
Paralelisht Ndërrmarrja Komunale e Durrësit ka vendosur edhe kazanët e rinj të mbetjeve urbane, të cilët janë me kapakë, për të krijuar kushte më të mira higjenike në këtë drejtim.
Fillimisht kazanët e mbeturinave janë vendosur të rinj e me kapakë në lagjen numër një në Durrës, e cila është edhe fytyra e prezantimit të qytetit me turistët dhe shumë qytetarë të tjerë. Por banorët janë shumë të papërgjegjshëm, pavarësisht kësaj mbetjet urbane nuk i hedhin në kazanët e plehrave, por në rrugë. Madje edhe kur i hedhin në kosha, kapakët i lënë hapur.
Në këtë mënyrë kazanët bëhen burim infeksionesh për të gjithë komunitetin dhe përhapin erë të rëndë.
Do të ishte mirë që edhe Ndërrmarrja Komunale, por edhe qytetarët të kontribuojnë në këtë drejtim. Ndërrmarja t’i pastrojë dy ose tre herë në ditë mbetjet urbane, dhe qytetarët të tregohen të përgjegjshëm me hedhjen tyre në venin e caktuar, për të mbajtur pastër ambientin ku jetojnë, që vizitohet nga mijëra të tjerë.
K.H.