DURRËS, 12 maj 2014 – Investime të reja në infrastrukturën rrugore të qytetit bregdetar dhe që kanë të bëjnë me problemet e trafikut të dendur të automjeteve.
Mësohet se bashkia e Durrësit ka parashikuar një fond prej 8 325 000 lekë për studimin dhe projektimin e rikualifikimit të nënkalimit dhe rrethrrotullimit tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa, si dhe një studim për trafikun rrugor.
Ndërkalimi – “tërfil” (interchange) tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa janë objekte madhështore në nivel kombëtar, që sigurojnë një komunikim vital midis veriut e jugut, lindjes dhe perëndimit të vendit, por edhe për hyrje-dalje në qytetin nr. 2, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të Shqipërisë (porti, hekurudha, plazhet).
Po ashtu do të bëhet dhe rikonstruksioni i rrugës “Vath Turja”, njoftuan burime zyrtare nga bashkia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





