Itali, 17 maj 2014 – Ambasada turke në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, organizuan të premten një numër të konsiderueshëm kopjesh të një koleksioni fermanësh të sulltanëve turq duke filluar nga Sulltan Mehmet Fatihu (Fitimtari), në fillim të shekullit të XV deri te Sulltan Abdyl Hamiti në fillim të shekullit XX. Këta fermanë trajtonin temën e tolerancës fetare në raportet mes komuniteteve jo myslimane (katolikë, ortodoksë, ebrenj etj) dhe shtetit otoman.

Koleksioni i fermanëve të sulltanëve u ekspozua për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar dhe më pas erdhi në qytetin bregdetar. Pas Durrësit, ekspozita do të hapet edhe në qytetet e Elbasanit, Shkodrës etj.

Bashkia Durrës përfaqësohej në këtë ekspozitë nga shefi i kabinetit të Kryebashkiakut Dako dhe nga Alban Ramohito, kryetari i Këshillit Bashkiak Durrës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/