“Rithemelimi” në Durrës ka reaguar këtë 1 qershor, përmes një postimi në rrjete sociale
Duke vënë theksin në premtimet që bashkia e Durësit bën prej 20 vitesh për hapësira të gjelbra dhe kënde lojërash për fëmijët, PD bën bilancin e asaj që kjo forcë politike e cilëson “lulëzim” betoni.
– Asnjë park i gjelbëruar, ndërsa hapësirat e dedikuara janë të papërfillshme.
– Nuk mbetet gje tjeter vecse të njohësh vlerat dhe rëndësinë e qytetit tënd në libra, pasi betoni ka tjetërsuar gjithçka: antikitetin, gjelbërimin, detin.
– Qyteti më i pasur me gërmime arkeologjike, vit pas viti po humbet identitetin, duke u reduktuar në një kapitull libri, edhe për vetë banorët e Durrësit.
– Në shkollat e ndërtuara rishtazi hapësirat e gjelbëruara kanë mbetur në letër, ndërsa mësimi me turne është shndërruar në normalitet.
– Asgjë e re në Durrës, këtë 1 Qershor! “,- shkruan “Rithemelimi” i Durrësit.
Ndërsa nënvizon se ka më shumë trishtim në sytë e fëmijëve të detyruar të braktisin shkollën ose të lypin për të siguruar bukën e gojës, Rithemelimi e mbyll postimin me shprehjen:
“Beton dhe varfëri në emër të së ardhmes!”