Durrës, 22 gusht 2014 – Problemet teknike me sistemin TIMS kanë shkaktuar radhë të gjata në Potin e Durrësit mbrëmjen e sotme. 

Defekti ndodh në një kohë kur porti i Durrësit po përballet me fluks udhëtarësh në dalje si pasojë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës pas pushimeve verore.

Burime nga porti i Durrësit bëjnë me dije se sistemi TIMS është bllokuar prej më shumë se një orë e 30 minuta.

Derisa të zgjidhet ky problem teknik qytetarë dhe automjete vazhdojnë të shtojnë radhët në portin më të madh në vend. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/