Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Drrësit pasi një ditë më parë rrahur një 19- vjeçar. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në sajë të një pune hetimore të specializuar dhe intensive, kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kanë arrestuar shetatasit Denis Kaziu 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës dhe Faslli Musej 26 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.07.2016, në lagjen numër 18, Durrës, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin F.L 19 vjeç, më pas e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë dërguar në lagjen numër 15, në Porto Romano, ku e kanë rrahur përsëri dhe më pas e kanë lënë të lirë.
Efektivët e policisë në një kohë të shpejtë kanë mbledhur të gjitha faktet, duke bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve hetimore është konkluduar në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për veprën penale” Heqje e paligjme e lirisë” në bashkëpunim, parashikuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.





