Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Durrës, sepse akuzohet për dhunimin e bashkëshortes dhe djalit të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 47 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur”,- njofton policia.
Ndërkohë, shërbimet policore kanë shpallur në kërkim shtetasin V. Gj., 42 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 44-vjeçar.





