Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar një person që ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Policia informon se në pranga ra K. Pepkolaj 49 vjeç, banues në Durrës.
Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases P.P. 47 vjeçe.
Episodi i dhunës ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa më pas gruaja i është drejtuar uniformave blu për të paditur bashkëshortin e dhunshëm.
Ndaj tij rëndon akuza “Dhunë në familje”.





