DURRËS-KRUJË, 11 nëntor 2013 – Tani jo thjesht gjoba dhe heqje patente, uniformat blu të rrasin brenda dhe kur nuk i ke letrat e makinës në rregull, sikurse ka ndodhur me dy shoferë të shtunën dhe të dielën. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të shtunën, më 9 nëntor 2013, ora 15.00, u arrestua në flagrancë J. S., 26 vjeç, banues në Krujë, sepse rreth orës 13.00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, në Krastë, u kap duke drejtuar një Opel Corsa, pa qenë i pajisur me dokumentacionin përkatës, targa dhe leje drejtimi. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të dielën, më 10 nëntor 2013, ora 12.00, u arrestua në flagrancë A. P., 19 vjeç, banues në Durrës, sepse në orën 9.45, gjatë një kontrolli në lagjen nr. 17/1 Durrës, ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe dokumentacion të rregullt për BMW-në me targa FR 8484 B.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





