DURRËS, 26 nëntor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 25 nëntor 2013, ora 18.30, u arrestua Flamingo K., 23 vjeç, me banim në fshatin Gjuricaj të komunës së Ishmit Durrës, pasi rreth orës 14.00, afër Gjirit të Lalëzit, u kap duke ngarë një “Fiat Punto” me targa DR 4043 F, pa patentë si dhe në gjendje të pirë. U bllokua mjeti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





